Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov mori pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes të vendeve të grupit B9, të kryesuar nga Rumania dhe Polonia. Forumi zhvillohet në Bukuresht. Ministri Zaprjanov foli të martën në mbrëmje me homologun e tij rumun Angel Tîlvăr, njoftoi Radio Rumania. U diskutua për forcimin e pozicionit parandalues dhe mbrojtës në krahun lindor të NATO-s dhe veçanërisht në rajonin e Detit të Zi. Të dy diskutuan gjithashtu projektet aleate të nisura nga Rumania dhe Bullgaria për lëvizshmërinë ushtarake dhe transportin e karburanteve në një sistem të integruar, si dhe nismën e Rumanisë, Bullgarisë dhe Turqisë për grupin kundër minave në Detin e Zi. Vendet B9 u bashkuan më 4 nëntor 2015 në Bukuresht pas pushtimit të Krimesë nga Rusia në 2014.