Artikull
Asnjë pajisje “Pager” nuk u dërgua përmes Bullgarisë për grupin "Hezbollah"
Enjte 19 Shtator 2024 07:18
Enjte, 19 Shtator 2024, 07:18
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Në lidhje me publikimet mediatike se një kompani e regjistruar në Bullgari i dorëzoi organizatës libaneze "Hezbollah" dërgesa me pajisje “Pager”, që u shpërthyen në territorin e Libanit dhe Sirisë, Agjencia Shtetërore "Siguria Kombëtare" (DANS) njoftoi se përmes territorit të Bullgarisë nuk u realizuan operacione doganore me mallra të tilla. Asnjë operacion doganor nuk u krye me kompanitë e huaja të përmendura në media, thuhet në një deklaratë të Shërbimit Doganor Shtetëror, të cituar nga BTA.
Një kompani e regjistruar në Bullgari i shiti “Hezbollahut” të sanksionuar nga BE-ja pajisjet “Pager”, që shpërthyen njëkohësisht, duke vrarë dhjetëra dhe duke plagosur qindra anëtarë të grupazhit, pretendon uebsajti hungarez “Telex”. Më parë, qeveria e kryeministrit hungarez Viktor Orbán mohoi gjithashtu informacionin se kompania që furnizoi pajisjet “Pager” nën emrin e markës së prodhuesit tajvanez Gold Apollo është e regjistruar në Hungari.
Publikoi / Publikuan: БНР екип