Artikull
Nikollaj Todorov prezantoi Black Sea Paella në një konkurs botëror në Valencia
Dielë 22 Shtator 2024 08:23
Dielë, 22 Shtator 2024, 08:23
Foto: Facebook/ Rostisllav Stojanov Nenov
Madhësia e shkronjave
Për herë të parë Bullgaria u përfaqësua në Konkursin Botëror të Përgatitjes së Paella në Valencia - World Paella Day /Dita Botërore e Paella-s/. Nikollaj Todorov-Nik së bashku me Rostisllav Nenov lanë gjurmë të qëndrueshme në historinë e konkursit duke prezantuar recetën e tij të autorit për Paella të Detit të Zi, të përgatitur tërësisht me produkte të Detit të Zi. Tre vendet e para u fituan nga përfaqësuesit e Porto Rikos, Kolumbisë dhe Japonisë dhe Bullgaria hyri në Top-12.
“Përvoja që kemi fituar, njohjet që kemi bërë, përvojat që kemi pasur janë të paçmueshme”, komentoi Nikollaj Todorov pas përfundimit të konkursit.
Publikoi / Publikuan: БНР екип