Artikull
Bullgaria i bashkohet Javës Evropiane të Sportit #BeActive
Hënë 23 Shtator 2024 01:20
Hënë, 23 Shtator 2024, 01:20
FOTO: bgweekofsport.bg
Madhësia e shkronjave
Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon aktivitete të shumta për inkurajimin e marrjes aktive me sport, përmirësimin e aktivitetit fizik të popullatës dhe promovimin e të ushqyerit të shëndetshëm.
FOTO: bgweekofsport.bg
Fushata do të fillojë sot, 23 shtator në orën 11:00 në Bllagoevgrad(Bullgaria Jugperëndimore), ndërsa Fshati Sportiv dhe Nata Sportive #BeActiveNight do të mbahet më 28 shtator në orën 16:00 para Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në kryeqytet. Motoja e iniciativës këtë vit është “Bëhu aktiv, qëndro në formë, mendo në mënyrë jeshile”, ndërsa ngjarjet do të mbahen në Sofje, Bllagoevgrad, Samokov, Kazanllëk, Nova Zagora, Haskovo, Kërxhali dhe Nedelino.
Foto: bgweekofsport.bg
Publikoi / Publikuan: БНР екип