MUZIKË

Artikull

Kënga më e re e Projektit “Artistë që këndojnë”

Hënë, 23 Shtator 2024, 03:55

Kënga më e re e Projektit “Artistë që këndojnë”

FOTO: YouTube

Madhësia e shkronjave

Projekti “Artistë që këndojnë” i producentit Igor Markovski tashmë ka këngën e tij të 41-të me titullin “E di prej kohësh”. Ajo është një duet lirik i këngëtares Maja Jordanova dhe kompozitorit Momçill Kolev, i cili krijoi muzikën. Aranzhimin e bëri djali i tij Kallojan Kolev. Vargjet i shkroi një nga krijuesit më të famshëm të poezisë rok Aleksandër Petrov.
Momçill Kolev është një nga emrat emblematikë të muzikës bullgare që nga vitet 90-të të shekullit XX si autor i disa prej këngëve më lirike dhe më të bukura bullgare. Në projektin "Artistë që këndojnë" merr pjesë që nga fillimi i tij, por tani për herë të parë përfshihet në të edhe si interpretues, gjë që e bën këngën “E di prej kohësh” një ngjarje.
Kënga do ta ketë premierën para publikut në koncertin e madh "Artistë që këndojnë 3" më 24 shtator në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje me pjesëmarrjen e një formacioni yjor të muzikantëve, aktorëve dhe gazetarëve.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: БНР екип