Artikull
Dimitër Gllavçev drejt bullgarëve në SHBA: Ajo që na mungon është uniteti
Martë 24 Shtator 2024 10:56
Martë, 24 Shtator 2024, 10:56
FOTO: Këshilli i Ministrave/Facebook
Madhësia e shkronjave
Kryeministri në detyrë Dimiër Gllavçev, i cili ndodhet në SHBA për Samitin në Nju Jork, në Çikago u takua me biznesmenë, përfaqësues të organizatave të ndryshme, shkollave dhe qendrave kulturore bullgare. Ai përgëzoi përfaqësuesit e komunitetit më të madh bullgar jashtë vendit për Ditën e Pavarësisë dhe theksoi: “Bullgarëve duket se u mungon ndoshta pikërisht kjo - uniteti. Dhe politikanët, nëse bashkohen, jam i bindur se do të arrijnë shumë më tepër në interes të qytetarëve bullgarë. Çdo bullgar, kudo që është, është i rëndësishëm për ne”. Këtë e njoftoi korrespondentja e BNR në SHBA, Elena Caneva.
Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Bullgarisë dhe për nder të vizitës së parë të një kryeministri bullgar që nga hapja e Konsullatës së Përgjithshme në Çikago, antenat e ndërtesës më të lartë në qytet – Willis Tower, u ndriçuan me ngjyrat e flamurit kombëtar bullgar.
Në përgjigje të pyetjeve të komunitetit bullgar, Gllavçev deklaroi se një muaj më parë filluan sërish konsultime për një marrëveshje sociale për njohjen e stazhit të punës nga Bullgaria apo SHBA, si dhe për anulimin e vizave, edhe pse deri më tani pa progres.
Publikoi / Publikuan: БНР екип