LAJME

Artikull

Vendet e NATO-së do të jenë të sigurta kur Ukraina bëhet anëtare e plotë e Aleancës

Mërkurë, 25 Shtator 2024, 08:33

Vendet e NATO-së do të jenë të sigurta kur Ukraina bëhet anëtare e plotë e Aleancës

FOTO: Ministria e Punëve të Jashtme

Madhësia e shkronjave

Në darkën tradicionale transatlantike me pjesëmarrjen e ministrave të jashtëm të BE-së dhe NATO-së, të dhënë nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ministri bullgar Ivan Kondov theksoi se të gjitha vendet anëtare do të jenë vërtet të sigurta kur Ukraina të bëhet anëtare me të drejta të plota të NATO-së. Në fjalimin e tij, Ivan Kondov tha se forcimi i krahut lindor të NATO-së dhe i sigurisë në rajonin e Detit të Zi janë të një rëndësie të madhe. Ai theksoi gjithashtu përpjekjet e Bullgarisë në këtë drejtim. Më herët gjatë ditës Ivan Kondov diskutoi me përfaqësuesit e kryesisë së Komitetit Hebre Amerikan mundësitë që vendi ynë të përfshihet në Programin për udhëtim pa viza të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Publikoi / Publikuan: БНР екип