Artikull
Dimitër Gllavçev premtoi zgjedhje të ndershme dhe u bëri thirrje bullgarëve në vendin tonë dhe në mbarë botën të votojnë
Mërkurë 25 Shtator 2024 09:11
Mërkurë, 25 Shtator 2024, 09:11
Dimitër Gllavçev
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Në një takim me komunitetin bullgar në Los Anxhelos, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bëri thirrje për votim masiv në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. “Do të bëj çdo gjë që të kemi zgjedhje të ndershme dhe transparente,” deklaroi ai, duke theksuar se sa e rëndësishme është formimi i një qeverie të rregullt në vendin tonë. “Arritjet tuaja në kushtet e mjedisit më konkurrues në botë – SHBA-së, jam i sigurt se i keni arritur, duke e mbajtur Bullgarinë në zemër”, tha kryeministri. Ai i siguroi përfaqësuesit e komunitetit bullgar se vendi ynë do të vazhdojë të mbështesë nismat e tyre të shumta. Dimitër Glllavçev theksoi gjithashtu rëndësinë e shkollave bullgare të së dielës dhe veprimtarinë e tyre të palodhshme arsimore, e cila kontribuon që brezat e ardhshëm të rriten me respekt dhe dashuri për Bullgarinë.
Publikoi / Publikuan: БНР екип