Artikull
Një njësi kombëtare ndërinstitucionale do të mbikëqyrë zhvillimin e drejtë të zgjedhjeve
Mërkurë 25 Shtator 2024 10:36
Mërkurë, 25 Shtator 2024, 10:36
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
I ngarkuari me postin e prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, ushtruesi i detyrës së ministrit të brendshëm Atanas Illkov dhe kryetari i Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare, Pllamen Tonçev, nënshkruan një urdhër të përbashkët për krijimin e një Njësie Ndërdikasteriale Kombëtare në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, njoftoi zyra e prokurorisë. Qëllimi është garantimi i të drejtave politike të qytetarëve dhe sigurimi i një reagimi të shpejtë dhe adekuat ndaj krimeve zgjedhore. Njësia kombëtare do të koordinojë veprimtarinë e Prokurorisë, Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare që nga fillimi i fushatës zgjedhore, si dhe ditën e zgjedhjeve, për të patur një ndërveprim efektiv mes institucioneve. Njësia do të përfundojë punën brenda 30 ditëve pas shpalljes zyrtare të rezultateve përfundimtare të votimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.