LAJME

Artikull

Ftojmë japonezët të xhirojnë një film për Bullgarinë si destinacion turistik

Mërkurë, 25 Shtator 2024, 13:52

Ftojmë japonezët të xhirojnë një film për Bullgarinë si destinacion turistik

FOTO: tourism.government.bg

Madhësia e shkronjave

Ministri i Turizmit Evtim Milloshev u takua me mediat kryesore japoneze Fuji TV dhe Kanagawa TV. Ai ka ftuar ekipe të dy stacioneve televizive të vizitojnë Bullgarinë për të xhiruar filma për vendin tonë, përmes të cilëve ata mund t'i tregojnë publikut japonez vendndodhjet tërheqëse turistike dhe trashëgiminë tonë të pasur kulturore dhe historike. Nga pala japoneze u shpreh një interes i madh dhe u diskutuan projekte konkrete për prezantimin e turizmit bullgar SPA, kulturor, të kulinarisë dhe të verërave, si dhe për promovimin e paketave turistike bullgare. Takimi është në kuadër të vizitës zyrtare në Japoni për nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit në fushën e turizmit ndërmjet Ministrisë së Turizmit të Bullgarisë dhe Agjencisë Japoneze të Turizmit.
Lexoni më tepër: