Enjte 26 Shtator 2024 03:05
Enjte, 26 Shtator 2024, 03:05
FOTO: edl.ecml.at
Madhësia e shkronjave
Me iniciativën e Këshillit të Evropës, Dita Evropiane e Gjuhëve festohet çdo vit më 26 shtator. Nisma, e mbështetur nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës, synon të promovojë diversitetin kulturor dhe të stimulojë mësimin e gjuhëve. Gjatë këtyre ditëve, në shtetet anëtare organizohen një sërë eventesh lidhur me këtë kauzë. Sot në klubin “The Steps” në Sofje, nga ora 11:00 deri në 13:00, do të mbahet “Kafeja e Gjuhës”, ku të gjithë, madje edhe fillestarët, do të mund të mësojnë fjalët bazë në frëngjisht, anglisht, finlandisht, Irlandisht, polonisht, italisht, portugalisht, spanjisht... direkt nga folësit amtarë.
Një tjetër event interesant është planifikuar për datën 28 shtator, ditën e shtunë. Ky është Panairi i Gjuhës, i cili do të mbahet nga ora 10:30 deri në orën 14:00 në kopshtin e qytetit përballë Teatrit Kombëtar “Ivan Vazov” në Sofje. Panairi organizohet nga Përfaqësia e KE-së në Bullgari së bashku me Akademinë Bullgare të Shkencave, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski", institutet gjuhësore dhe kulturore nga grupi EUNIC, konsullatat dhe ambasadat.
Publikoi / Publikuan: БНР екип