Artikull
"Triumfi" - kandidati bullgar për "Oscar" triumfoi në "Trëndafilin e Artë"
Premte 27 Shtator 2024 08:47
Premte, 27 Shtator 2024, 08:47
FOTO: zlatnaroza.bg
Madhësia e shkronjave
Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy regjisorët, së bashku me Deço Taralezhkovin, si dhe çmimin për rolin e femrës, të cilin e ndanë dy aktoret kryesore Margita Gosheva dhe Maria Bakallova.
Çmimi special i jurisë është për filmin “Kurthi” të regjisores Nadezhda Koseva. Kirill Prodanov u shpërblye për kinematografinë e tij të filmit.
Çmimi për regjinë i shkoi Pavel Vesnakov për filmin "Pa erë”. Në ceremoni u bë e ditur se ai u nominua për Çmimet e Filmit Evropian.
"Zvarranikët" e Kristina Spasovska, një bashkëprodhim midis Bullgarisë dhe Francës, u vlerësua si filmi më i mirë me metrazh të shkurtër.
Publikoi / Publikuan: БНР екип