Më 1 tetor në mesnatën me orën bullgare përfundon afati për bullgarët që jetojnë jashtë vendit për të aplikuar për hapjen e qendrave të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Sipas ligjit, në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Bullgarisë formohen seksione jashtë vendit. Por seksione të tilla mund të hapen edhe në vende të tjera, ku janë dorëzuar jo më pak se 40 aplikime për votim jashtë vendit. Paraqitja e një aplikacioni nuk është kusht për votim, ai vetëm mund të lehtësojë procesin nëse mblidhen mjaft votues në qendrat përkatëse. Deri më 5 tetor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) duhet të përcaktojë vendndodhjet në shtetet ku do të ngrihen seksionet e votimit jashtë vendit dhe numrin e seksioneve të votimit në çdo vend për votimin e 27 tetorit. Për zgjedhjet e mëparshme më 9 qershor u hapën 769 qendra votimi në 60 vende.