LAJME

Artikull

Presidenti Rumen Radev: Ndërprerja e dhunës në Lindjen e Mesme kërkon përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare

Martë, 1 Tetor 2024, 12:14

Presidenti Radev

Presidenti Radev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Detyra më e rëndësishme për momentin është të sigurohet kthimi i sigurt nga Libani i të gjithë qytetarëve bullgarë që duan të evakuohen. Këtë e tha para gazetarëve në Burgas presidenti Rumen Radev. Kreu i shtetit tregoi se përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme ka potencial të kërcënojë paqen në të gjithë rajonin dhe bëri thirrje për përmbajtje dhe arsye.
“Është koha që spiralja e dhunës dhe vuajtjes në Lindjen e Mesme të ndalet dhe kjo kërkon një përpjekje jo vetëm nga vendet e përfshira, por edhe një përpjekje të vazhdueshme nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar”, theksoi presidenti.
Nga fjalët e tij u bë e qartë se autoritetet bullgare po monitorojnë situatën, duke vlerësuar mundësinë e rritjes së presionit migrator ndaj Bullgarisë, si dhe rrezikun e sulmeve asimetrike në rajon.Më shumë hollësi nga arkivi i Radio Bullgarisë: