Artikull
Kryeministri Gllavçev: Për momentin nuk ka asnjë kërcënim për sigurinë e vendit
Mërkurë 2 Tetor 2024 16:22
Mërkurë, 2 Tetor 2024, 16:22
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Për momentin nuk ka informacione për rrezikim të mjedisit të sigurisë së shtetasve bullgarë. Megjithatë, në vend janë marrë masa të shtuara të sigurisë, është siguruar rojë në lokacionet strategjike në vendin tonë. Kjo u bë e ditur pas përfundimit të mbledhjes sonte të Këshillit të Sigurimit të Këshillit të Ministrave të thirrur nga kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev lidhur me sfidat dhe kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare të Bullgarisë si pasojë e përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme.
Në takim morën pjesë ministrat e punëve të brendshme, të mbrojtjes, krerët e shërbimeve të sigurisë, përfaqësues të partive politike nga parlamenti.
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi se Bullgaria po bën thirrje për de-përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme në sinkron me qëndrimin evropian për këtë çështje.
Gllavçev theksoi gjithashtu reagimin e shpejtë të Bullgarisë ndaj evakuimit të qytetarëve bullgarë nga Libani.
"Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e qytetarëve bullgarë," theksoi ai.
Ministria jonë e Jashtme është në kontakt të vazhdueshëm me ambasadat bullgare në Bejrut, Tel Aviv dhe Teheran. Misionet tona diplomatike në Liban, Izrael dhe Iran vazhdojnë të punojnë, tha më herët sot zëvendësministrja e Punëve të Jashtme Elena Shekerletova. Mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare është thirrur nga presidenti Rumen Radev për të premten, më 4 tetor.