MUZIKË

Artikull

Basi i operës Sllavin Peev feston 20 vjetorin në skenë me një koncert në Sofje

Shtunë, 5 Tetor 2024, 02:55

Basi i operës Sllavin Peev feston 20 vjetorin në skenë me një koncert në Sofje

FOTO: slavinpeev.de

Madhësia e shkronjave

Më 5 tetor, në sallën e dhomës "Bullgaria" në Sofje, Sllavin Peev do të festojë dy dekada në skenë me arie të njohura nga klasikët e operës. Së bashku me të para të pranishmëve do të dalë edhe pianistja dhe kompozitorja Bllagovesta Konstantinova. Koncerti do të shfaqë disa nga ariet më të ndritshme të operës nga repertori i basit, të interpretuara nga Sllavin Peev gjatë 20 viteve të fundit.
Sllavin Peev i kushton një pjesë të veçantë të koncertit artistit të njohur bullgar të operës - Boris Hristov. Ju kujtojmë se këtë vit shënohet 110 vjetori i lindjes së basit të madh.
Si një moment të rëndësishëm në arsimimin e vet, Sllavin Peev e përcakton pranimin e tij në një master klasë në Institutin e Kulturës në Romë, që zhvillohet në shtëpinë e Boris Hristovit në kryeqytetin italian. Atje, Peev ishte bursist i fondacionit "Boris Hristov", i krijuar për të mbrojtur trashëgiminë e bullgarit të famshëm dhe për të ndihmuar në përgatitjen e artistëve të talentuar në rrugën e tyre drejt skenës së madhe.
Më shumë për këngëtarin e njohur të operës Sllavin Peev mund të mësoni nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva