Artikull
Bullgarët në Italinë Veriore popullarizojnë historinë vendase dhe kontributin e fisit Sllavejkov
Martë 8 Tetor 2024 04:30
Martë, 8 Tetor 2024, 04:30
Në festë morën pjesë ansamblet folklorike bullgare nga Milano -Ritmika, Nashenci dhe Veselie
FOTO: Rosica Llazarova - Sbaralija
Madhësia e shkronjave
Më 22 dhe 23 shtator, bullgarët, kryesisht nga Italia Veriore, u mblodhën në qytetin e bukur italian Brunate mbi liqenin e Komos, në sfondin e Alpeve madhështore dhe pamjen e të gjithë luginës së Lombardisë. Për dy ditë me rradhë ata nderuan jo vetëm festën zyrtare, por edhe kontributin e familjes Sllavejkov në shpalljen e pavarësisë bullgare. "Ne kishim një ide për të treguar më shumë rreth Bullgarisë dhe historisë sonë," shpjegoi për Radio Bullgarinë Krëstjo Karabojchev, kryetar i shoqatës bullgaro-italiane "Penço Slavejkov".
“Ideja për të festuar në të njëjtën kohë Ditën e Pavarësisë dhe për të nderuar fisin Sllavejkov lindi në një bisedë me Prof. Asoc. Emill Dimitrov, i cili është pjesë e shoqërisë sonë. Për rolin e Hristo Sllavejkovit – kryetar i Kuvendit të 14-të Kombëtar dhe një nga figurat më të rëndësishme në shpalljen e pavarësisë së Bullgarisë. Ai lexoi në parlament manifestin për shpalljen e pavarësisë dhe ia dorëzoi në mënyrë solemne Mbretit Ferdinand, ndërsa në Carevec, pasi Ferdinandi lexoi manifestin, ai si kryetar i Kuvendid e mirëpriti Mbretin e Bullgarisë së pavarur. Mund të themi se ky moment është kulmi i luftës së Sllavejkove për këtë pavarësi, të nisur nga Petko, i cili filloi mësimdhënien dhe përhapjen e arsimit në popullin bullgar në moshën 16 vjeçare. Me kalimin e viteve fillojnë të botohen dhjetëra gazeta, njëra prej të cilave quhej “Nezavisimost” (Pavarësia) .
FOTO: Росица Лазарова - Сбаралия
Nga tetë fëmijët e Petko Sllavejkovit, familja ka trashëgimtarë vetëm nga ana e Hristo Sllavejkovit. Në eventin në Brunate, morën pjesë 3 breza pasardhës të familjes dhe për ta ka qenë jashtëzakonisht e këndshme të komunikonin me bullgarët në Itali. Në festimet ka pasur një shfaqje nga tre grupe folklorike nga Milano, ekspozita, lexime letrare dhe diskutime rreth Sllavejkovit. Filmi i producentes dhe regjisores Rosica Llazarova për Allcek dhe bullgarët mesjetarë në Itali u shfaq i përkthyer edhe në italisht. Nga shoqata "Penço Sllavejkov" janë jashtëzakonisht mirënjohës ndaj autoriteteve lokale në qytetin turistik për mbështetjen që u jep aktiviteteve të tyre.
“Shoqata u krijua zyrtarisht për të festuar 110 vjetorin e vdekjes së Penço Sllavejkovit në Brunate në vitin 2022, kur ne zhvilluam evente të mëdha treditore – kujton Krëstjo Karabojçev. – Me këtë rast, së bashku me Bashkinë Brunate krijuam shoqatën me selinë e saj në bibliotekën Brunate, e cila është në dispozicionin tonë për të gjitha llojet e eventeve. Jemi shumë falenderues! Më pas restauruam librin përkujtimor që në vitin 1940 u ekspozua në hotelin “Bella Vista” – për herë të fundit u plotësua më 28 gusht 1944. Pronarët e vjetër të hotelit, familja Lluçini, e kishin ruajtur për shumë vite në arkivën e tyre. Rastësisht e zbulojnë gazetari kulturor Pietro Bera së bashku me Prof. Asoc. Emill Dimitrov. Libri i është dhuruar Agjencisë Shtetërore të Arkivave nga pronarët italianë. Por pas 78 vitesh, në vitin 2022, vendosëm një kopje të librit në një kënd përkujtimor në hotelin “Bella Vista”.
FOTO: Росица Лазарова - Сбаралия
Rrugës për në "ishullin e të bekuarve" aq shumë të ëndërruar në këtë hotel të vogël, në vitin 1912, poeti i parë bullgar i nominuar për çmimin Nobel në Letërsi i dha fund rrugëtimit të tij tokësor. Sot, shoqata, e udhëhequr nga Krëstjo Karabojçev, vazhdon të punojë për ruajtjen e kujtimit të Penço Sllavejkovit në Brunate.
Кръстьо Карабойчев
FOTO: Росица Лазарова - Сбаралия
“Jashtë hotelit “Bella Vista” gjendet një pllakë e vendosur nga Shoqata Sportive Bullgare në vitin 1940, nga studentët bullgarë, si dhe një pllakë përkujtimore me fytyrën e Penço Sllavejkovit, e vendosur më vonë nga Lidhja e Shkrimtarëve të Bullgarisë. Gjatë kremtimit të 110-vjetorit, në murin e hotelit “Bella Vista” u vendos një pllakë përkujtimore e punuar nga skulptori Adrian Novakov, i cili është pjesë e shoqatës sonë. Mund të them se turistët nga e gjithë bota ndalojnë dhe pyesin se kush është ky poet dhe lexojnë poezitë e Penço Sllavejkovit."
Foto: Rosica Llazarova - Sbaralija, Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë VenditPërgatiti në shqip dhe pulikoi: Kostandina Bello
Publikoi / Publikuan: БНР екип