Artikull
Palestina do të negociojë me “Hamasin” për lirimin e marinarëve bullgarë nga “Galaxy Leader”
Martë 8 Tetor 2024 12:38
Martë, 8 Tetor 2024, 12:38
Nasri Halil Abu Xhaish
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Çështja e lirimit të dy marinarëve bullgarë që janë pengje të hutëve jemenas do të ngrihet në një takim në Kajro. Këtë e bëri të ditur ambasadori i sapoemëruar palestinez Nasri Halil Abu Xhaish. Detarët bullgarë, pjesë e ekuipazhit të “Galaxy Leader”, ndodhen në robëri që nga nëntori i vitit të kaluar. Më 7 tetor 2023, Hamasi sulmoi Izraelin, gjë që shënoi fillimin e konfliktit në rritje në Lindjen e Mesme. Sipas ambasadorit Nasri Halil Abu Xhaish, Palestina zhvilloi bisedime me Iranin, Jemenin dhe Hamasin për lirimin e bullgarëve të mbajtur rob, njoftoi gazetarja e BNR, Marta Mlladenova. "Këtë muaj në Kajro do të mbahet një takim midis Autoritetit Kombëtar Palestinez dhe Hamasit. Një nga kërkesat tona kryesore ndaj Hamasit do të jetë lirimi i dy bullgarëve", tha ambasadori palestinez.
Më shumë mbi temën mund të lexoni në botimet e mëposhtme:
Publikoi / Publikuan: БНР екип