MUZIKË

Artikull

“Të arratisem” hap derën e albumit të ri të këngëtares Mihaella Marinova

Mërkurë, 9 Tetor 2024, 09:31

“Të arratisem” hap derën e albumit të ri të këngëtares Mihaella Marinova

FOTO: Mihaela Marinova / Facebook

Madhësia e shkronjave

Mihaella Marinova, e cila është ndër këngëtaret e reja më të suksesshme bullgare, realizoi një album të ri. Ajo prezantoi koleksionin prej dhjetë këngësh me një turne në qytetet më të mëdha të Bullgarisë. Titulli i albumit “Flutura e Zezë” flet për metamorfozat që këngëtarja ka pësuar së fundmi në plan personal.
Kënga e parë nga albumi është "Të arratisem". Ajo u krijua në bashkautorësi  të këngëtares me producentin e njohur rumun Kristian Pistol. Vet këngëtarja rrëfen:
“Pas çdo albumi më duhet të “çlirohem” gradualisht nga ajo që ishte e mbyllur në të, në mënyrë që të vazhdoj të krijoj këngë të reja. "Të arratisem" lindi pikërisht në një moment të tillë dhe u bë një derë për albumin tim të radhës."
"Të arratisem" ka një video zyrtare,që përbën një rrëfim vizual i natyrës shpesh të dhunshme dhe toksike të dashurisë, që na shtyn në ekstreme.
Lexoni më shumë për këngëtaren nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: БНР екип