Artikull
Terminali në Aleksandrupolis kontribuon në konkurrencën e lirë
Mërkurë 9 Tetor 2024 09:49
Mërkurë, 9 Tetor 2024, 09:49
Vlladimir Malinov
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës, Vlladimir Malinov, përpara seminarit të REPowerEU Diversification në Athinë, organizuar nga Komisioni Evropian. “Jam i bindur se do të ndihmojë gjithashtu në stabilizimin e ardhshëm të Ukrainës”, u tha Malinov pjesëmarrësve në diskutim.
Në Athinë, Malinov bisedoi edhe me kolegun e tij Theodoros Skilakakis për çmimet e larta të energjisë elektrike në Evropën Juglindore dhe masat për përballimin e problemit. Greqia, Bullgaria dhe Rumania morën një iniciativë të përbashkët për të krijuar një mekanizëm të përhershëm ndërhyrjeje për çmimet tepër të larta të energjisë, njofton BTA.
Publikoi / Publikuan: БНР екип