SHOQËRI

Artikull

Nxënësit bullgarë fituan 5 medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Astrofizikës

Enjte, 10 Tetor 2024, 10:26

Nxënësit bullgarë fituan 5 medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Astrofizikës

FOTO: Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Madhësia e shkronjave

Maturanti i Shkollës së Mesme Matematikore në Varna Svetosllav Arabov fitoi një medalje të artë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Rinisë në Astronomi dhe Fizikë, transmeton BTA. Konkursi u mbajt nga 3 deri më 10 tetor në qytetin Katmandu, Nepal. Në të morën pjesë më shumë se 80 nxënës nga 19 vende.
Skuadra bullgare u paraqit jashtëzakonisht mirë dhe të gjithë kthehen me medalje. Svetosllav Arabov është edhe në vendin e dytë në renditjen përfundimtare. Dobromir Dobrev, Maksim Bosillkov dhe Cvetelina Danova nga Gjimnazi Matematikor i Sofjes po kthehen me medalje të argjendta. Anton Stojanov nga Shkolla e Mesme Matematikore e Varnës ka një medalje bronzi.  Drejtuesit e ekipit janë Eva Bozhurova dhe Nikolla Karavasilev. Medalja e artë e Arabov është çmimi i tij i tretë i artë radhazi nga garat ndërkombëtare të astronomisë.