LAJME

Artikull

Bujqit morën një pjesë të "ndihmës ukrainase", anulohen protestat

Enjte, 10 Tetor 2024, 15:01

Bujqit morën një pjesë të "ndihmës ukrainase", anulohen protestat

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Pas kërcënimit për protesta nga bujqit, paraditen e sotme fermerëve iu paguan përmes Fondit Shtetëror “Bujqësia” nën të ashtuquajturën “ndihma ukrainase”, 200 milionë leva. Pjesa e mbetur prej 130 milionë leva do të jepet deri në fund të nëntorit të këtij viti. Këtë e njoftuan ushtruesja e detyrës së ministres së financave Ljudmilla Petkova dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të bujqësisë Georgi Tahov, transmeton BGNES. Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Prodhuesve të Drithërave, Ilija Prodanov, konfirmoi se 200 milionë leva në fjalë tashmë u shpërndarë dhe u transferuan në llogaritë e prodhuesve bujqësorë. “Përgatitja për protestë ishte pikërisht me këtë kërkesë – të marrim garanci të qarta për pagesën”, tha ai dhe bëri të ditur se gatishmëria për protestë aktualisht është duke u anuluar.

Publikoi / Publikuan: БНР екип