Premte 11 Tetor 2024 05:10
Premte, 11 Tetor 2024, 05:10
FOTO: Fcebook / DARA
Madhësia e shkronjave
Muzika e këngëtares DARA është po aq shumëngjyrëshe sa ajo. Dhe këtë e vërteton edhe kënga e saj e fundit "Vjedhësi i ëndrrave". Në të, këngëtarja e re zhvillon një dialog të sinqertë me kritikun e saj të brendshëm - atë zë që shpesh na qorton dhe na shqetëson, por në të njëjtën kohë na shtyn pa mëshirë të kapërcejmë veten, gjë që na çon drejt suksesit. DARA e përshkruan "vjedhësin e ëndrrave" si një pasqyrë të frikës sonë nga dështimi, e cila ndonjëherë na largon nga dëshirat tona më të mëdha.
"Zbulova se nëse i jap vetes dashuri dhe hapësirë, zhvillimi im përshpejtohet. Mendja ime është e qetë. Ndihem e lumtur. Ëndrrat e mia bëhen të gjalla", thotë DARA.
"Vjedhësi i ëndrrave" është fryt i bashkëpunimit në studio mes vetë DARA, Vasko Ivanov - Dexter, Kristian Kostov dhe Kamen Kolev.
Lexoni më shumë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova