SPORT

Artikull

Miliona e shikuan reklamën e re të filmit "Gundi - Legjenda për dashurinë" në internet

Premte, 11 Tetor 2024, 09:02

Miliona e shikuan reklamën e re të filmit "Gundi - Legjenda për dashurinë" në internet

FOTO: gundifilm.com

Madhësia e shkronjave

Traileri zyrtar i filmit “Gundi – Legjenda për dashurinë” bëri bujë të vërtetë, duke u kthyer në një nga më të suksesshmit në historinë e kinematografisë bullgare. Deri më sot, videoja grumbulloi miliona shikime, gjë që dëshmon për interesimin e madh për historinë e një prej personaliteteve më të mëdha të futbollit bullgar, Georgi Asparuhov. Filmi fillon të shfaqet në kinema më 18 tetor dhe historia prezanton jo vetëm legjendën e futbollit, por edhe njeriun që qëndron pas tij. Rrëfimi flet për jetën e Asparuhovit, futbollistit legjendar të skuadrës “Levski”, por theksi vihet në historinë e tij të dashurisë dhe vlerat që e bëjnë atë kaq domethënës për kujtesën bullgare. Një ekip i madh punoi për xhirimin e filmit, dhe vetëm përgatitja e skenarit zgjati 5 vjet. Mbi 3000 kostume të bëra për filmin u përdorën për të rikrijuar epokën.
Videoja e trailerit është në anglisht, ka titra në bullgarisht