Artikull
Personeli ushtarak japonez mori pjesë për herë të parë në stërvitje në Detin e Zi
Premte 11 Tetor 2024 12:13
Premte, 11 Tetor 2024, 12:13
Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov dhe ambasadori i Japonisë në Bullgari Shkelqësia e Tij Hisashi Mçigami
FOTO: Ministria e Mbrojtjes
Madhësia e shkronjave
Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov dhe ambasadori i Japonisë në Bullgari Hisashi Miçigami diskutuan bashkëpunimin dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe partneritetit në kuadër të NATO-s. Ndër temat kryesore të diskutuara ishin mbështetja për Ukrainën dhe kontributi i Bullgarisë dhe Japonisë për sigurinë globale dhe rajonale. Të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për pjesëmarrjen e suksesshme të personelit ushtarak japonez në stërvitjen shumëkombëshe kundër minave në ujërat territoriale të Bullgarisë në shtator, e cila ishte pjesëmarrja e parë e përfaqësuesve të marinës japoneze në një stërvitje në Detin e Zi. U diskutuan gjithashtu mundësi shkëmbimi në fushën e arsimit ushtarak në Shkollën e Lartë Detare dhe menaxhimin e krizave dhe reagimin ndaj fatkeqësive.
Publikoi / Publikuan: БНР екип