Artikull
Bullgaria dhuroi mbi 3 milionë vaksina kundër Covid, 2.8 milionë u dërguan në Iran
Shtunë 12 Tetor 2024 10:15
Shtunë, 12 Tetor 2024, 10:15
FOTO: EPA/BGNES
Madhësia e shkronjave
Bullgaria ka paguar, por më pas ka shkatërruar ose dhuruar mbi 5.5 milionë vaksina kundër Covid. Në total, nga shfaqja e vaksinave për Covid-19 deri më 31 gusht 2024, vendi ynë ka paguar pothuajse 250 milionë euro nga fondet e veta për të blerë 8 488 620 doza vaksinash kundër virusit që shkaktoi pandeminë, sipas të dhënave të siguruara për BTA në kuadër të Ligjit për qasje në informata publike. 1 931 992 vaksina u shkatërruan për shkak të afateve të skadencës. Mbi 3 milionë vaksina u janë dhuruar vendeve që nuk kishin akses kaq të privilegjuar ndaj vaksinave sepse nuk janë në BE. Është kurioze që Bullgaria i dhuroi Iranit një sasi mbresëlënëse – 2 830 400 doza. 308 570 doza iu dhanë Bosnjë-Hercegovinës, 270 000 Bangladeshit, 172 500 Butanit dhe 51 480 Maqedonisë së Veriut.
Publikoi / Publikuan: БНР екип