Artikull
"Vendimi i fundit" - Ljubo Kirov për zgjedhjet në dashuri
Hënë 14 Tetor 2024 03:15
Hënë, 14 Tetor 2024, 03:15
FOTO: Facebook /lubokirovofficial
Madhësia e shkronjave
Ljubo Kirov prezanton këngën më të fundit nga albumi i tij "Zemra e re". Është “një shpërthim rok” i titulluar "Vendimi i fundit".
Dhe këtu, mbi muzikë, Ljubo përsëri punon me kitaristin dhe producentin muzikor Angell Djullgerov, i cili është gjithashtu autori i aranzhimit, ndërsa mbi videon muzikore - me Nikollaj Cvetkov. Në videon zyrtare marrin pjesë aktorja dhe modelja Lina Roskin, si dhe të gjithë muzikantët që punojnë me yllin. Si zakonisht, tekstin kushtuar zgjedhjeve në dashuri e ka shkruar vetë Ljubo.
Pas përhapjes në tregun muzikor të albumit "Zemra e re", Ljubo Kirov filloi një turne me bileta tashmë të shitura për të gjitha koncertet në mbarë vendin. Finalja e tij do të jetë më 28 nëntor në sallën më të madhe në Bullgari - "Arena Sofia”, ku të gjithë fansat e tij do të mund të shijojnë një shou të vërtetë muzikore.
Lexoni më shumë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: БНР екип