LAJME

Artikull

Bullgaria mbështet zgjerimin e BE-së, por me respektimin e kushteve

Hënë, 14 Tetor 2024, 14:12

Dimitër Gllavçev

Dimitër Gllavçev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev prezantoi Bullgarinë në Samitin në kuadër të "Procesit të Berlinit" në kryeqytetin gjerman. Takimi u zhvillua në formatin e liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të vendeve partnere të nismës, si dhe përfaqësuesve të institucioneve financiare ndërkombëtare dhe organizatave rajonale. “Ne jemi përkrahës të flaktë të zgjerimit të BE-së, por në përputhje me kushtet e përgjithshme dhe procedurën që e dinë të gjithë”, tha Gllavçev gjatë takimit. Ai theksoi se u propozua zgjerimi i negociatave në nivelin e një vendi kandidat - BE-së, në mënyrë që të shmangen kontradiktat mes dy vendeve.”Këtë e kemi bërë me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe padyshim që po ecim përpara”, tha Gllavçev.
Në takim u bë e qartë se Mali i Zi do të mbyllë kapitujt e negociatave deri në fund të vitit dhe se Shqipëria pritet të hapë kapitujt negociues në atë periudhë dhe Serbia mund të fillojë kapitujt e negociatave në fillim të vitit 2025.