Artikull
Maria Bakallova bëri që “The Guardian” të ndryshojë titullin e intervistës së saj
Martë 15 Tetor 2024 06:34
Martë, 15 Tetor 2024, 06:34
Foto: Ekipi i Maria Bakallovës/BTA
Madhësia e shkronjave
Maria Bakallova doli me një qëndrim zyrtar me rastin e një interviste në “The Guardian”, njofton ekipi bullgar i aktores. Titulli që u shfaq në mediat britanike me rastin e një interviste të dhënë nga Bakallova, e cila luante rolin e Ivana Trump në filmin "The Apprentince", është një pjellë e imagjinatës së gazetarit Emine Saner dhe nuk përkon me të vërtetën, thuhet në pozicion. Ekipi i Bakallovës ka siguruar një incizim të intervistës, nga ku shihet qartë se fjalët e thëna nga aktorja për personazhin e filmit, avokatin Roy Marcus Cohn, mediat i kanë cituar gabimisht, sikurse janë të thëna për imazhin filmik të Donald Trump. Pas protestës, “The Guardian” ka ndryshuar titullin dhe të njëjtën gjë kanë bërë të gjitha mediat e tjera në ishull, transmeton BTA.
Fjalët e vërteta të Maria Bakallovës për imazhin filmik të Trump: “Ky nuk është një film politik. Njerëzit janë krijesa me shumë shtresa”. Avokati Roy Cohn cilësohet nga Bakallova si “një nga njerëzit më të këqij të shekullit tonë”.
Më shumë për Maria Bakallovën mund të lexoni këtu: