LAJME

Artikull

Presidenti priti një delegacion biznesi nga SHBA

Martë, 15 Tetor 2024, 07:04

Presidenti priti një delegacion biznesi nga SHBA

FOTO: president.bg

Madhësia e shkronjave

Bullgaria është e gatshme të mbështesë investimet në zhvillimin e infrastrukturës dixhitale dhe lidhjes, tha Presidenti Rumen Radev në një takim me përfaqësues të kompanive kryesore nga shteti i Virxhinias, SHBA, në fushën e teknologjisë së lartë, mbrojtjes, sistemeve të sigurisë, infrastrukturës dixhitale dhetë komunikimit. Kështu ka bërë të ditur zyra për media e Radevit. Në bisedë mori pjesë edhe zëvendësambasadori i SHBA-së në Sofje, Martin McDowell. Në Bullgari, menaxherët e kompanive amerikane do të zhvillojnë takime me përfaqësues të biznesit bullgar, organizatave shkencore dhe institucioneve shtetërore për të shqyrtuar mundësitë për partneritet të ardhshëm dhe zhvillimin e bashkëpunimit midis Bullgarisë dhe SHBA-së. Përmirësimi i transportit, energjisë dhe lidhjes dixhitale është me rëndësi kyçe për modernizimin e ekonomisë bullgare, ishte qëndrimi i përgjithshëm gjatë takimit. Ndër temat e diskutuara në takim ishte edhe modernizimi i Forcave të Armatosura Bullgare.