Artikull
Argjentina dhe Bullgaria prezantojnë në Sofje bashkëpunimin e tyre në Antarktidë
Mërkurë 16 Tetor 2024 05:15
Mërkurë, 16 Tetor 2024, 05:15
FOTO: Instituti Antarktik Bullgar
Madhësia e shkronjave
Konferenca me temë "Argjentina dhe Bullgaria në Antarktidë. Miqësia dhe sinergjia, një hap përtej kufijve të bashkëpunimit" organizohet sot në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" nga Ambasada e Argjentinës në Bullgari. Drejtues i forumit do të jetë kundëradmirali Marcelo Tarapov, President i Akademisë së Antarktidës në Argjentinë. Këtë e bëri të ditur Instituti Bullgar i Antarktdës. Tarapov mori pjesë në 12 ekspedita në Antarktidë. Ndër nderimet që ka marrë është edhe një çmim nga Ministria Bullgare e Mbrojtjes në vitin 2023.
Në fund të aktivitetit do të hapet ekspozita fotografike "Argjentina dhe Bullgaria në Antarktidë. Dy histori dhe një miqësi".
Bullgaria vlerëson shumë mbështetjen kryesore logjistike të Argjentinës për ekspeditën bullgare të Antarktidës ndër vite, si dhe trajnimin e ekuipazhit të anijes bullgare për udhëtimin e saj të parë në ujërat e Antarktidës.
Publikoi / Publikuan: БНР екип