LAJME

Artikull

Atribuimi i përgjegjësisë para përfundimit të hetimeve për vdekjen e dy pilotëve është imorale

Mërkurë, 16 Tetor 2024, 08:41

Atribuimi i përgjegjësisë para përfundimit të hetimeve për vdekjen e dy pilotëve është imorale

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Në Ditën e Aviacionit dhe të Forcave Ajrore Bullgare, presidenti Rumen Radev theksoi se dita u errësua nga vdekja e dy pilotëve, për të cilët vazhdojmë të mbajmë zi. “Nuk mund të komentoj hipotezat para se të jenë në dispozicion të gjitha faktet për këtë aksident”, tha ai pas ritualit solemn të vendosjes së kurorave dhe luleve.
Më 13 shtator të këtij viti në bazën "Graf Ignatievo", dy pilotë në bordin e një avioni trajnimi luftarak L-39ZA vdiqën gjatë përgatitjeve për demonstratat e aviacionit. “Ministria e Mbrojtjes e bëri të qartë se shkaqet e menjëhershme dhe shoqëruese janë konstatuar, por vërtetimi i fajit dhe atribuimi i përgjegjësisë nuk është objekt i këtij hetimi”, tha kreu i shtetit, duke shtuar se puna e prokurorisë dhe komisionit të caktuar për këtë po vazhdon. Ai pret gjithashtu një analizë të thelluara nga inspektimi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe një shpjegim nga Komisioni parlamentar i Mbrojtjes. Imputimi i përgjegjësisë, ndërhyrjet politike dhe përpjekjet për të kërkuar dorëheqje derisa autoritetet po punojnë për rastin janë joetike dhe imorale, konsideron Rumen Radev.
Lexoni më shumë mbi temën: