Artikull
Kryeministri Gllavçev pret që Bullgaria të arrijë stabilitetin e çmimeve deri në fund të vitit
Mërkurë 16 Tetor 2024 14:36
Mërkurë, 16 Tetor 2024, 14:36
Dimitër Gllavçev
FOTO: gov.bg
Madhësia e shkronjave
Sipas Raporteve Konvergjente të këtij viti, vendi ynë përmbush tre nga katër kriteret për anëtarësim në Eurozonë. Këto janë kriteret për stabilitetin e financave publike (bilanci buxhetor dhe borxhi i qeverisë), për kursin e këmbimit dhe për normën afatgjatë të interesit. Në momentin kur Bullgaria përmbush kriterin e fundit - për stabilitetin e çmimeve, do të kërkohen raporte të jashtëzakonshme konvergjente nga Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane, në bazë të të cilave sa më shpejt që të jetë e mundur do të merret vendimi për caktimin e një date për anëtarësimin e Bullgarisë në Eurozonë. Kjo pritet të ndodhë deri në fund të vitit. Kështu deklaroi kryeministri Dimitër Gllavçev para mediave në Bruksel në lidhje me anëtarësimin e Bullgarisë në Eurozonë. Ai saktësoi se të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin gusht konfirmojnë tendencën e ngadalësimit të normës së inflacionit në vend.
Publikoi / Publikuan: БНР екип