LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 17 tetorin 2024

Mot me diell me temperatura relativisht të larta

Mërkurë, 16 Tetor 2024, 16:35

Parashikimi i motit për 17 tetorin 2024

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të enjten do të jetë kryesisht me diell. Më shumë vranësira do të ketë në veri-lindje, ndërsa në mesditë edhe në Bullgarinë Qendrore, e cila do të zvogëlohet nga fundi i ditës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga lindja, në Bullgarinë Lindore përkohësisht e fortë nga veriu. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje - rreth 5°, ndërsa maksimalet - nga 13° deri në 20°, në Sofje - rreth 16°.
Në zonat malore do të ketë vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në majat më të larta të maleve Rilla dhe Pirin erë përkohësisht e fortë veriperëndimore. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë 10°-11°, në 2000 m - rreth 4°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të ketë vranësira të konsiderueshme në bregdetin verior para mesditës dhe në atë jugor pasdite. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 13° dhe 16°, kurse uji i detit është 20°-21°.