LAJME

Artikull

Përpara BE-së, Sofja dhe Shkupi konfirmuan angazhimet e tyre për korridorin Nr.8

Enjte, 17 Tetor 2024, 06:58

Përpara BE-së, Sofja dhe Shkupi konfirmuan angazhimet e tyre për korridorin Nr.8

FOTO: Porti Burgas

Madhësia e shkronjave

Në Bruksel, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut riafirmuan angazhimin e tyre për të vazhduar ndërtimin e korridorit hekurudhor nr.8, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Evropian për Çështjet e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit.
Zëvendësministri zyrtar i transportit Biser Minçev nga pala bullgare, sekretari shtetëror në Ministrinë e Transportit në Shkup Stefan Vollkanovski dhe përfaqësues të Komisionit Evropian, Bankës Evropiane të Investimeve, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Sekretariatit të Komunitetit të Transportit u dakorduan për të zhvilluar një dialog të rregullt në nivel të lartë, për të krijuar një grup pune për Korridorin Nr.8, për të gjetur një zgjidhje teknike të dakorduar për ndërtimin e korridorit, transmeton BTA.
Lexoni më shumë mbi temën: