Enjte 17 Tetor 2024 11:45
Enjte, 17 Tetor 2024, 11:45
FOTO: Facebook / Irina Florin
Madhësia e shkronjave
E shfaqur në skenën muzikore bullgare në fillim të viteve '80 të shekullit të XX-të, në vitet '90 Irina Florin u bë një nga emblemat e zhanrit vendas pop. Kënga e saj e fundit e titulluar "Më afër" tregon edhe një herë një histori për dashurinë. Dhe, tipike për stilin e këngëtares, ndërthur një tingull modern me vokal të butë e melodik.
Në krijimin e këngës morën pjesë një numër emrash të njohur: Zheni Xhambazova kompozoi muzikën, Dimitër Kërnollski dhe Magomed Aliev - Maga punuan në aranzhim, dhe Dara Ekimova dhe Vanja Shtereva krijuan tekstet së bashku me vetë Irina.
Ирина Флорин
FOTO: Facebook / Irina Florin
“Mesazhi i kësaj kënge nuk është vetëm konkretisht – “Më afër”, por ideja ishte të ndjehej më saktë ky sugjerim dhe ky mesazh– që njeriu të jetë më afër vetes”, thotë vetë Irina Florin për këngën.
Lexoni më shumë për këngëtaren nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: БНР екип