MUZIKË

Artikull

Papi Hans me një këngë të re për albumin e ardhshëm "Ngjyrat e pikëllimit"

Premte, 18 Tetor 2024, 03:35

Papi Hans me një këngë të re për albumin e ardhshëm "Ngjyrat e pikëllimit"

FOTO: Facebook/ Papi Hnas

Madhësia e shkronjave

Papi Hans është alter egoja artistike e Konstantin Trendafillov - për disa një poet këngëtar, sipas të tjerëve - një këngëtar shkrimtar, por pa dyshim një artist kompleks. Si autor dhe interpretues, Papi Hans bëri një rrugë të gjatë nga hiti tërheqës "Kek" që e bëri të famshëm vite më parë, përmes projektit "Terapi" - një seri këngësh me të cilat po shërohej nga një periudhë e vështirë e jetës së tij, tek më e fundit "Kënga për të". Kjo është kënga e katërt nga albumi i ardhshëm i këngëtarit "Ngjyrat e pikëllimit". I kushtohet një vajze që ishte pjesë e jetës së këngëtarit, por me të cilën ai nuk komunikon më. Dhe te "Kënga për të" dashuria është sërish në qendër të subjektit, por ndryshe nga shumica e baladave, kjo tregon një histori specifike. Kjo është arsyeja pse ajo prek shumë zemra dhe u bë menjëherë hit.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: БНР екип