LAJME

Artikull

Që nga korriku “Bulgargaz” nuk e ka paguar “Botash” për të ashtuquajturin kapacitet të rezervuar

Premte, 18 Tetor 2024, 07:13

Që nga korriku “Bulgargaz” nuk e ka paguar “Botash” për të ashtuquajturin kapacitet të rezervuar

FOTO: BNR, arkiv

Madhësia e shkronjave

Furnizuesi shtetëror i gazit "Bulgargaz" angazhoi një konsulent ligjor për të mbrojtur interesat e kompanisë bullgare në marrëveshjen për ruajtjen dhe furnizimin e gazit natyror, të lidhur me kompaninë shtetërore turke "Botash". Sipas kontratës deri në vitin 2036, “Botash” do të marrë një tarifë ditore prej afro 500 mijë dollarë, edhe pse nuk kryen dërgesa gazi. Kjo mund të kuptohet nga përgjigja e ministrit në detyrë të energjetikës, Vlladimir Malinov, pyetjes së deputetit të pavarur Kaollojan Metodiev. Më 15 tetor në Stamboll pati një takim mes kompanive. Në të u paraqitën përfundimet e analizës juridike bullgare. Kompania turke këmbëngul për marrjen e parave, por “Bulgargaz” nuk i paguan që prej korrikut. “Bulgargaz” e njoftoi disa herë “Botash”-in për pamundësinë e pagesës, por nuk mori përgjigje, vetëm fatura të reja, njofton BGNES.