Artikull
Bullgaria, Turqia dhe Rumania nënshkruan një letër për veprimet e përbashkëta të mbrojtjes
Premte 18 Tetor 2024 09:24
Premte, 18 Tetor 2024, 09:24
FOTO: AA/BTA
Madhësia e shkronjave
Një letër synimi që mbulon aktivitetet ushtarake midis Turqisë, Rumanisë dhe Bullgarisë u nënshkrua në Bruksel nga ministrat e mbrojtjes të tri vendeve, njofton BTA, duke cituar Anadolu Ajansı. Ministri Atanas Zaprjanov dhe kolegët e tij nga Turqia dhe Rumania, Jashar Gjuler dhe Anxhel Tëllvar, nënshkruan dokumentin gjatë takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-së.
Ndërkohë, Shërbimi Hidrografik i Marinës Bullgare mori dy aparate të reja autonome me telekomandë UUV "Teledyne Gavia". Blerja është nën programin e Pentagonit për zhvillimin e aftësive mbrojtëse të partnerëve. Dronët nënujorë janë për kërkime hidrografike bregdetare në një thellësi deri në 1000 m. Ata mund të përdoren si për qëllime shkencore ashtu edhe për mbrojtje.