LAJME

Artikull

Një renditje tjetër i vendos bullgarët ndër njerëzit më të pakënaqur në BE

Dielë, 20 Tetor 2024, 07:05

Një renditje tjetër i vendos bullgarët ndër njerëzit më të pakënaqur në BE

FOTO: Evrostat

Madhësia e shkronjave

Me një rezultat prej 5.9, bullgarët janë më të pakënaqurit me jetën e tyre në BE, sipas të dhënave nga një sondazh i Eurostat për vitin 2023. Në anketë, njerëzit në BE duhej të vlerësonin kënaqësinë e tyre të përgjithshme me jetën në një shkallë nga 0 jashtëzakonisht i pakënaqur deri në 10 për shumë të kënaqur. Pas Bullgarisë, njerëzit në Greqi dhe Letoni janë masivisht të pakënaqur me jetën e tyre me rezultatin 6.9. Rumunët, me 7.7, ndajnë vendin e dytë me disa vende në vlerësimin e tyre për një jetë të lumtur. Së bashku me ta janë edhe njerëzit nga Sllovenia, Austria dhe Belgjika. Lider në renditje është Finlanda, ku njerëzit e vlerësuan veten me 7.8. Në vendin e tretë me një rezultat total prej 7.6 janë Holanda dhe Irlanda. Rezultati mesatar i përgjithshëm për kënaqësinë nga jeta në të gjithë BE-në është 7.3.

Publikoi / Publikuan: БНР екип