Hënë 21 Tetor 2024 03:15
Hënë, 21 Tetor 2024, 03:15
FOTO: Facebook/ Dara Ekimova
Madhësia e shkronjave
Dara Ekimova tregon arritje të jashtëzakonshme profesionale. Këngëtarja e re arriti të realizonte 16 këngë të reja në një vit e gjysmë, të cilat i mblodhi në albumin debutues të titulluar “Kjo dhomë”. Pak para premierës së tij, ajo incizoi edhe këngën "Të jap gjithçka". Muzikën e kompozoi vet Dara Ekimova, producenti Angel Prodanov – Aço e bëri aranzhimin, tekstin e krijuan të dy, ndërsa për melodinë e refrenit u përfshi edhe ALMA nga distanca.
“Kjo këngë është një mesazh për dritën që e gjen gjithmonë rrugën, edhe në momentet më të errëta”, thotë këngëtarja.
Më shumë për këngëtaren mund të lexoni në botimet e Radio Bullgarisë:
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova