Artikull
Ministri Petër Dimitrov: Prej 3 vitesh nuk ka tejkalim të normave mesatare vjetore për grimcat e imta të pluhurit në të gjithë vendin
Hënë 21 Tetor 2024 05:25
Hënë, 21 Tetor 2024, 05:25
Ministri Petër Dimitrov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Ushtruesi i detyrës së ministrit të mjedisit dhe ujërave, Petër Dimitrov, nuk mendon se ka problem në lokalizimin e stacioneve matëse të cilësisë së ajrit.
Një javë më parë, në një intervistë për BNR, avokati Dimitër Plloshakov deklaroi se institucionet shtetërore kanë bërë komprometim të qëllimshëm me sistemin e monitorimit të ajrit, pasi pikat ku janë vendosur stacionet matëse të cilësisë së ajrit janë larg vendeve me përqendrim të lartë të grimcave të imta të pluhurit.
Ministri theksoi se lokacionet specifike zgjidhen nga një grup i posaçëm pune dhe ka gjasa që disa prej stacioneve të zhvendosen. Vendimi do të merret në fillim të vitit të ardhshëm.
“Qëllimi i këtij grupi punues është gjetja e lokacionit më të përshtatshëm për këto stacione. Për shembull, në stacionin në lagjen "Mlladost", nuk është zbuluar tepricë e grimcave të imta të pluhurit gjatë 3 viteve të fundit dhe ky stacion mund të zhvendoset në një vend të përshtatshëm për këtë qëllim, të rënë dakord me administratën komunale të Sofjes", tha Petër Dimitrov për BNR.
Sipas të dhënave të paraqitura nga ministri, cilësia e ajrit atmosferik është në përmirësim në të gjithë vendin dhe kjo tendencë është e përhershme dhe e qëndrueshme. Ai u shpreh i bindur se në tre vitet e fundit nuk janë tejkaluar normat mesatare vjetore për grimcat e imta të pluhurit në të gjithë vendin.
Publikoi / Publikuan: БНР екип