KULTURË

Artikull

Bullgaria dhe Kosova do të bashkëpunojnë në kinematografi

Martë, 22 Tetor 2024, 06:21

Bullgaria dhe Kosova do të bashkëpunojnë në kinematografi

FOTO: Ministria e Kulturës

Madhësia e shkronjave

Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky bashkëpunim do të krijojë mundësi të reja për produksionet filmike dhe artistët nga të dy vendet. Çeku theksoi se nënshkrimi i marrëveshjes është një konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë. Nga ana e tij Todorov tha se Bullgaria gjithmonë e ka mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit në BE dhe marrëveshja në fushën e kinemasë është një nga mënyrat që ne ndihmojmë për këtë.

Publikoi / Publikuan: БНР екип