LAJME

Artikull

Drejtori i NASA-së Bill Nellsën mbajti një leksion në Sofje

Martë, 22 Tetor 2024, 06:46

Bill Nellsën

Bill Nellsën

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në kërkimet dhe teknologjitë hapësinore diskutuan presidenti Rumen Radev dhe drejtori i Administratës Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) Bill Nellsën.
Nellsën mbajti një leksion para studentëve të Universitetit të Sofjes në veprimtarinë "Përshëndetje, Kozmos! NASA flet!''-''Gjenerata Artemis: Si bashkëpunimi ndërkombëtar do të ndihmojë udhëtimin tonë në Hënë dhe përtej''. ''Dua t'ju inkurajoj se kjo është një kohë emocionuese për t'u përfshirë në një program hapësinor. Bullgaria ka çdo arsye të mirë për të pasur një ekonomi hapësinore”, tha Nellsën. Sipas tij, është brezi “Artemis” që do të mund të udhëtojë përtej Marsit. “Pse të mos ketë Bullgaria një astronaut tjetër?”, kështu iu përgjigj i ftuari pyetjes për pjesëmarrjen e Bullgarisë në programin “Artemis”.