Artikull
Nderojmë Shën Patriarkun Evtimij si mbrojtës të mbarë popullit bullgar
Martë 22 Tetor 2024 08:36
Martë, 22 Tetor 2024, 08:36
FOTO: dveri.bg
Madhësia e shkronjave
Pikërisht një vit më parë, Kisha Ortodokse Bullgare vendosi një festë të re në kalendarin tonë kishtar - kremtimin e lipsaneve të shenjta të Shën Patriarkut Evtimij Tërnovski. Sipas burimeve kishtare, patriku i fundit bullgar para rënies së kryeqytetit të vjetër të Tërnovgradit nën bastisjet e pushtuesve osmanë në vitin 1393, vdiq rreth vitit 1404. Pesë shekuj më vonë, nga fundi i vitit 1905, gjatë gërmimeve në hyrjen e katedrales së Manastirit Baçkovski, të kryera me iniciativën e igumenit të manastirit Paisij (Pastirev), u zbuluan dy varre. Në njërën u gjetën mbetjet e mantelit të peshkopit, një qefin i madh dhe dy epitrakile (një brez i gjerë dhe i gjatë që mbështillet rreth qafës gjatë shërbimit) dhe në tjetrin, lipsane me një fletë plumbi të mbështjellë me mbishkrimin:
LIPSANE TË SHENJTA TË KRYPESHKOPIT TË QYTETIT TË MADHËRISHËM TËRNOVA DHE PATRIK BULLGAR
Монашеското братство на Бачковския манастир пред разкрития гроб на св. Евтимий
FOTO: dveri.bg
Pas zbulimit, Sinodi i Shenjtë caktoi një komision për të hetuar faktet dhe për të dokumentuar gjetjen. Përshkruhen edhe mrekullitë, në konfirmim të së vërtetës së saj, përkatësisht aroma që lëshohej nga lipsanet e shenjta. Përkundër dëshmive, ish-igumeni i manastirit Teodosij, Mitropoliti i Shkupit, vuri në dyshim besueshmërinë e tyre, duke përshkruar historinë e Manastirit Baçkovski dhe rrëzimin e tij nga turqit gjatë pushtimit të malit Rodopa. Kjo u pasua nga një përgënjeshtrim nga Prof. Vasill Zllatarski, i cili mori pjesë në komisionin e verifikimit të fakteve të caktuar nga Sinodi, dhe në vitin 1911 Bogdan Fillov, drejtor i Muzeut Kombëtar në Sofje dhe Jordan Ivanov iniciuan një komision të ri pranë Sinodit. Ky i fundit gjeti mospërputhje historike dhe hodhi dyshime serioze mbi vërtetësinë e rrotullës së plumbit të gjetur në varrin me lipsanet.
FOTO: dveri.bg
Për t'u dhënë fund mosmarrëveshjeve dhe mbi të gjitha për t’i bërë homazhe patrikut të fundit të Patrikanës së Tërnovgradit, 120 vjet më vonë, Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare vendosi festën e Patriarkut Evtimij Tërnovski më 22 tetor si shenjtor mbrojtës i mbarë popullit bullgar.
Мощите на свети патриарх Евтимий Търновски, съхранявани в Бачковския манастир
FOTO: БГНЕС
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: dveri.bg, BGNES
Publikoi / Publikuan: БНР екип