Artikull
Avioni i parë i prodhimit bullgar F-16 Block 70 fluturoi me sukses në SHBA
Mërkurë 23 Tetor 2024 09:06
Mërkurë, 23 Tetor 2024, 09:06
FOTO: mod.bg
Madhësia e shkronjave
Fluturimi testues i suksesshëm i avionit të parë bullgar F-16 Block 70 u krye më 22 tetor 2024 në bazën e prodhimit të kompanisë prodhuese “Lockheed Martin” në Greenville, Karolina e Jugut, SHBA. Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes në faqen e saj të internetit. Gjatë fluturimit u kryen një numër i madh testesh të sistemit për të verifikuar aftësitë operacionale dhe supersonike të avionit.
Gjuajtësi i testuar F-16 Block 70 është i pari nga gjithsej 16 që Bullgaria do të marrë sipas dy kontratave të nënshkruara përkatësisht në 2019 dhe 2022, bri të ditur Ministria. Sipas kontratës me prodhuesin, Bullgaria pritet të ketë 8 avionë F-16 dhe 14 pilotë të trajnuar për ta deri në fund të vitit 2025, tha pak kohë më parë ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov.
Publikoi / Publikuan: БНР екип