Artikull
Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me një koncert atraktiv
Enjte 24 Tetor 2024 05:10
Enjte, 24 Tetor 2024, 05:10
FOTO: BNR
Madhësia e shkronjave
Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent që jeton dhe krijon në Holandë për një çerek shekulli.
Krahas muzikantëve të Big Bend-it, atij në skenë do t'i bashkohen edhe Mihaill Ivanov - kontrabas dhe Martin Hafizi - bateri, me të cilët Dimitër Bodurov ka vite që punon.
FOTO: imgur.com
Ata do të prezantojnë projektin e tij të autorit “Dekagon”, kushtuar 10-vjetorit të festivalit RADAR në Varna, ku pianisti është bashkëthemelues dhe drejtor artistik. I krijuar fillimisht për ansamblin e dhomës, "Dekagon" zhvillon idenë e dhjetësheve me 10 kompozime, secila kushtuar një numri të ndryshëm.
Për muzikantët pjesëmarrës në koncert mund të lexoni më shumë në botimet nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Në koncertin e 24 tetorit do të dëgjojmë “Dekagon” në një version të përshtatur enkas për Big Bend-in e Radios Kombëtare Bullgare.
Foto: BNR, BGNES, imgur.com, Ani Petrova
Publikoi / Publikuan: БНР екип