LAJME

Artikull

Bullgaria dënoi sulmin dhe atentatin në Ankara, nuk ka bullgarë të plagosur

Enjte, 24 Tetor 2024, 06:19

Bullgaria dënoi sulmin dhe atentatin në Ankara, nuk ka bullgarë të plagosur

FOTO: IHA via AP, BTA

Madhësia e shkronjave

Sipas informacioneve nga Ambasada bullgare në Ankara, aktualisht nuk ka njoftime për shtetas bullgarë të lënduar nga sulmi në kompleksin e Kompanisë Kombëtare të Hapësirës Ajrore të Turqisë TUSAS. “Dënojmë kategorikisht çdo formë dhune apo terrorizmi”, shkroi Ministria e Jashtme bullgare në rrjetin Ex. Vendi "shpreh ngushëllimet më të thella për të afërmit e të vdekurve dhe u uroi të plagosurve një shërim të shpejtë". Nga Ministria shtuan, se janë thellësisht të tronditur nga lajmi për sulmin në selinë e kompanisë së hapësirës ajrore, transmeton BTA.
Autoritetet turke fajësuan për atentatin dhe sulmin e pasuar të armatosur Partinë e Punëtorëve të Kurdëve (PKK). Numri i të vdekurve arriti 5 veta, ndërsa 22 persona janë të plagosur.