LAJME

Artikull

Bullgaria do të aplikojë metodën franceze dhe spanjolle për të luftuar breshëritë

Enjte, 24 Tetor 2024, 09:04

Bullgaria do të aplikojë metodën franceze dhe spanjolle për të luftuar breshëritë

FOTO: Ministria e Bujqësisë

Madhësia e shkronjave

Gjeneratorët tokësorë me jodur argjendi për mbrojtje kundër breshëritë do të testohen pilot në 2 zona ku nuk lejohet shfrytëzimi i raketave, njoftoi zëvendësministri i bujqësisë Ivan Kapitanov. Në një takim me Klod Berte, drejtor i Shoqatës Kombëtare për Kërkimin dhe Luftimin e Fatkeqësive Atmosferike në Francë dhe Prof. Hose Luis Sançes nga Universiteti i Leonit, Spanjë Kapitanov mësoi për përvojën franceze dhe spanjolle në luftimin e breshërive përmes përdorimit të gjeneratorëve. Të ftuarit theksuan se metoda është e aprovuar nga Organizata Botërore Meteorologjike. Ajo shfrytëzohet me sukses në Francë dhe Spanjë në zonat ku sistemet tradicionale nuk mund të shfrytëzohen. Metoda zvogëlon deri në 40% dëmin e breshrit në prodhimin bujqësor. Metoda është më ekonomike, mund të shfrytëzohet në zonat urbane dhe nuk kërkon personel shumë të kualifikuar.

Publikoi / Publikuan: БНР екип