EKONOMI

Artikull

1.6 milionë bullgarë punojnë me paga nën nivelin e jetesës

Enjte, 24 Tetor 2024, 10:17

1.6 milionë bullgarë punojnë me paga nën nivelin e jetesës

FOTO: arkiv

Madhësia e shkronjave

1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për Kërkime Sociale të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB). Ende 1/3 ose më shumë se 830 000 e të punësuarve në vend punojnë me pagë deri në 1000 leva (500 euro). Në Bullgari, vezët dhe vaji janë më të shtrenjtat në krahasim me vendet e tjera evropiane. Më shumë se 1.6 milionë njerëz punojnë nën rrogën e jetesës, njoftoi kryetari i sindikatës, Pllamen Dimitrov. Sipas këtyre treguesve, Bullgaria vazhdon të jetë në nivelin më të ulët në BE. Paga minimale është 50% e pagës së jetesës, pra gjysma e asaj që duhet të jetë”, komentoi Dimitrov.